Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryetari i Parlamentit të Izraelit

Kryeministri Edi Rama u mikprit sot, gjatë vizitës së tij në Izrael, nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme, ku u luajtën himnet kombëtare të vendeve dhe delegacionet u përshëndetën nga rojet e nderit.

Më pas, kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama, bëri homazhe në Monumentin e ushtarëve të rënë dhe në Monumentin e viktimave të terrorit, dy monumente me vlera dhe domethënie të veçantë për popullin e Izraelit,  si dhe la shënimin e tij në Librin e përshtypjeve në Hollin Shagal.

“Nuk mund të mendoj një nder më të madh dhe një bekim më domethënës sesa të lë këtë shënim në këtë faqe, si një mysafir i veçantë në këtë shtëpi legjendare. Faleminderit!” – shkroi Kryeministri Rama.

Ceremonia i parapriu takimit të Kryeministrit Rama me kryetarin e Knessetit  Amir Ohana, që më pas do të vijojë me adresimin e Kryeministrit Rama në Knesset, sipas një protokolli të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...

Shqipëria nuk gjen ngushëllim, Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore...