Rama prezanton “Diellën”, anëtaren e parë virtuale të qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “Diellën”, anëtaren e parë të kabinetit qeveritar që nuk është fizikisht e pranishme, por virtuale, e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Rama tha se “Diella” do të ketë një strukturë të posaçme mbështetëse për adoptimin e teknologjisë së AI në proceset qeverisëse, si dhe një mandat të posaçëm për të thyer paragjykimet dhe ngurtësinë e administratës publike.

Një nga detyrat kryesore që i është besuar “Diellës” është transformimi i prokurimeve publike. Pas vendimit të fundit të qeverisë së tretë për të nxjerrë tenderat jashtë ministrive, Rama tha se në mandatin e katërt synohet që tenderat publikë t’i kalohen hap pas hapi inteligjencës artificiale, duke e bërë Shqipërinë një vend ku çdo procedurë është “100% e pakorruptueshme dhe e lexueshme”.

“Mandati i ‘Diellës’ nuk do të ketë kufij gjeografik apo kombësie dhe struktura që e mbështet do të ketë të drejtën të punësojë talente nga e gjithë bota”, – deklaroi Rama, duke e cilësuar këtë hap jo fantashkencë, por një detyrë konkrete për modernizimin e qeverisjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...