Rama: OSHEE, 309 mundësi punësimi për të rinjtë

Viti 2024 ka shënuar një rritje të ndjeshme të punësimit në radhët e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, falë ndërhyrjes së Zyrave të Punës dhe programeve të specializuara të trajnimit dhe ndërmjetësimit.

Ndërkaq, edhe në programin qeverisës të katër viteve të ardhshme, rritja e punësimit mbetet objektiv ndërsa do të vijojnë edhe programet për zhvillimin e aftësive digjitale, si ai i kodimit.

Kryeministri Edi Rama në episodin e parë të sezonit të ri të pokastit “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës” u ndal tek zhvillimet në drejtim të punësimit të të rinjve dhe programeve që nxisin përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Rama vuri në dukje se këtë javë u çel në Universitetin Politeknik një tjetër program punësimi, i cili është konceptuar për vajzat studente që duan të përfshihen në projektet infrastrukturore.

Ai dha dhe shembullin e OSHEE-së, ku po vazhdojnë aplikimet e të rinjve për të siguruar që brezi i ri të përfshihet pa humbur kohë në punë praktike dhe karrierë profesionale, duke e cilësuar kuptimplotë.

“OSHEE ka krijuar deri tani 309 mundësi punësimi në rajone të ndryshme për inxhinierë dhe elektriçistë të rinj”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...