Rama njofton projektin e qyteteve inteligjente dhe kamerat monitoruese

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se problemi i pastërtisë së territorit ka shënuar përmirësim, megjithatë niveli aktual nuk është ende i kënaqshëm.

Gjatë një interviste në media, Rama theksoi se prej tre vitesh, gjatë sezonit veror, bashkitë nuk kryejnë më pastrimin vetëm me forcat e tyre, por mbështeten edhe nga qeveria, e cila shpërndan kompani shtesë për pastrimin. Kjo sipas tij ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e pastërtisë në plazhe dhe rrugë.

“Diçka që nuk mund ta bëjë dot qeveria është t’u mbajë dorën qytetarëve që të mos hedhin plehrat në rrugë”, shtoi Kryeministri.

Ai njoftoi gjithashtu se në mandatin e katërt qeverisës do të nisë zbatimi i projektit për qytete inteligjente, që përfshin monitorimin digjital të territorit dhe shërbimeve publike.

“Së shpejti do të kemi kamera inteligjente në qytete që do të monitorojnë gjithçka, që nga ndjekja e pjesëmarrjes së nxënësve në shkolla, tek administrimi i institucioneve arsimore dhe garantimi i sigurisë në ambientet shkollore”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se do të instalohet një sistem i avancuar kamerash, që do të lejojë monitorimin në kohë reale të çdo ndërtimi pa leje, si dhe të problematikave të tjera në hapësirat urbane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...