Rama në “Chatham House”: “Mos u merrni me shqiptarët, se po ju mallkuan, zhdukesh”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e Chatham House në Londër, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek perceptimi negativ ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke kujtuar fushatën e zhvilluar gjatë periudhës së referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Rama ironizoi mënyrën se si shqiptarët u përdorën si “armik imagjinar” në debatin për Brexit. “Më kujtohet ajo që u quajt referendum për largimin, kishte logon e një zogu të frikshëm që vinte nga Shqipëria e që thithte gjakun e Britanisë. Premtimi ishte: largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më. U larguat nga Europa dhe Shqipëria u bë temë akoma më e madhe,” tha ai me tone humoristike.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, problemi nuk janë emigrantët shqiptarë, por “vendimi katastrofik i largimit nga Europa”. Ai shtoi se disa qeveri britanike kanë përdorur shqiptarët si “kokë turku” për dështimet e tyre, por me ironi kujtoi: “Mbajeni mend, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh.”

Në fund, Rama ndau edhe një episod gazmor nga qëndrimi i tij në Londër: “Në mëngjes, kur dola nga hoteli, dëgjova nga larg dikë që më thirri ‘Edi Rama!’. Rojet u shqetësuan, por iu thashë mos kini frikë, janë miq — ishte një kamarier shqiptar.”

Kryeministri theksoi se emigracioni, përfshirë edhe atë të paligjshëm, nuk duhet parë si rrezik, por si pasojë e mungesës së mundësive dhe e nevojës për punë. “Nëse i largoni këta të rinj, kush do të punojë në skelë apo si kamarier?”, u shpreh ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...

Piramida, pjesë e ofertës turistike të Tiranës

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Tirana është kthyer në një...

Qeveria rrit fondin për bonusin e pensionistëve në 9.7 miliardë lekë për vitin 2025

Qeveria miratoi së fundmi ndryshime në buxhetin e vitit...