Rama: Muzeu i Lundrimit merr formë në hyrje të Shkodrës

Punimet në kantierin pranë lumit Buna po vazhdojnë me ritme të qëndrueshme. Projekti i Muzeut të Lundrimit, në hyrje të qytetit të Shkodrës, po merr formë dita-ditës dhe pritet të bëhet një pikë referimi kulturore dhe turistike për gjithë rajonin.

Kryeministri Edi Rama ndau pamjet e fundit nga kantieri dhe shkruan se muzeu është një kompleks unik, i ndërthurur me hyrjen e qytetit. Projekti pritet të përfundojë më 10 shkurt 2026, me një vlerë prej rreth 2 milion eurosh. Ai është pjesë e një pakete ndërhyrjesh që synon të rrisë potencialin turistik të Shkodrës.

Muzeu do të përbëhet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën. Pjesa e poshtme ka formën e një kodre, ndërsa pjesa e sipërme do të jetë një “varkë pluskuese”, duke e bërë muzeun një simbol unik të peizazhit urban dhe kulturor të qytetit.

Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian, duke treguar rëndësinë e tij jo vetëm për qytetin, por edhe për turizmin dhe kulturën rajonale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...