Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin Klan Kosova, ku foli për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian dhe për situatën ndërkombëtare të Kosovës.

Duke e krahasuar rrugëtimin e Kosovës me atë të Shqipërisë drejt BE-së, Rama u shpreh se Kosova e ka të pamundur të përparojë pa ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë.

“Është e pamundur të përparohet në asnjë lloj drejtimi në këtë aspekt pa krijuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare. Kjo nuk bëhet se duam ne, por bëhet nëse ne kemi të gjithë miqtë e mjaftueshëm dhe aleancat e mjaftueshme për t’ia dalë.

Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres. S’ka asnjë progres në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të miqësive ndërkombëtare të Kosovës”, tha Rama në “Jehona Politike”.

Gjithashtu, Rama u shpreh se bashkimi kombëtar është vetëm me Evropën dhe asgjë tjetër, teksa shtoi se çdo gjë tjetër është përrallë.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet.

Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi...

Dinamo City -Vllaznia dhe Egnatia-AF Elbasani, ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Champions League

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme...

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Hapim një dritare të re, hedhim poshtë paragjykimet për transparencën

TIRANË- 7 prill 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...