Rama: Kam lobuar kudo e kurdo për Thaçin, LVV i ngatërron marrëdhëniet institucionale me balotazhet komunale

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës, ai ka qenë pro krijimit të Gjykatës Speciale 10 vite më parë kur vetë LVV e ka kundërshtuar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryeministri kujtoi se ai e ka denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Kryeministri Rama i kujtoi Lëvizjes Vetëvendosje se “Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë Rama shprehu mbështetjen për protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët” që do të zhvillohet nesër në Tiranë, ndërsa u shpreh se është i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: 

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.

Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes me gjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...