Rama: 48 sulme kibernetike në Shqipëri, por pa dëme të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ka përjetuar 48 sulme kibernetike gjatë vitit, të cilat kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Qeveritë shpesh marrin meritë ose faj për atë që bëjnë drejt ose gabim, por rrallë për atë që parandalojnë të ndodhë. Parandalimi nuk është vetëm pjesë e misionit, por një pjesë thelbësore e tij. Nëse do të gjykoheshin sipas të dhënave reale mbi atë që parandalojnë, besoj se opinioni publik do të kishte një mendim më pozitiv për to,” tha Rama në fjalën e tij.

Ai shtoi se Shqipëria përballoi një sulm të rëndë kibernetik që synoi infrastrukturën digjitale të vendit. “Ne kemi investuar në këtë infrastrukturë për të bërë një kapërcim të rëndësishëm dhe për të lënë pas një histori të gjatë ryshfetesh. Përmes këtyre investimeve, kemi ndryshuar marrëdhëniet midis qeverisë dhe qytetarëve: nga vendet me sportele fizike për shërbimet publike, sot 95% e shërbimeve janë të aksesueshme direkt nga qytetarët, brenda ose jashtë vendit. Kjo ishte një arritje e madhe për burimet tona të kufizuara dhe gjithë kohën e shpenzuar mund të kishte shkuar dëm nëse sulmet kibernetike do të kishin pasur sukses.”

Rama theksoi se, gjatë vitit, Shqipëria ka pasur 48 sulme kibernetike, por fatmirësisht, ato nuk kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME