Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta

Teksa lufta ndodhet në javën e tretë, një valë sulmesh me me raketa iraniane ranë mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke shkatërruar mburojën anti-raketore të Izraelit.

Sipas raportimeve, sulmi është kryer me një raketë e pajisur me bomba thërrmuese, me 3-4 nënmunicione dhe rreth 100 kilogramë eksploziv. Goditja në një zonë qendrore të qytetit ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, ndërsa pjesë të raketës kanë rënë edhe në zonën e Rosh Ha’ayin, në lindje të qytetit.
Pas këtij sulmi që la 6 të plagosur, ushtria izraelite (IDF) ka ndërmarrë kundërpërgjigje duke goditur lëshues raketash dhe infrastrukturë ushtarake në perëndim të Iran, sipas mediave izraelite.

Po ashtu, Izraeli ka zgjeruar operacionet ushtarake edhe në Liban. Mediat shtetërore libaneze raportojnë se gjatë natës janë kryer shtatë sulme ajrore në periferinë jugore të Bejrut, duke goditur disa zona të banuara.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare. Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”.
Zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike, ndërsa nafta amerikane Nymex është rritur gjithashtu.
14:30 Operacionet kundër Hezbollahut, ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të marrim nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se trupat izraelite do të marrin nën kontroll një pjesë të madhe të Libanit jugor, si pjesë e operacioneve kundër Hezbollahut.
14:11 Irani zgjedh pasardhësin e Ali Larijanit në krye të Sigurisë Kombëtare, kush është i besuari i ri i Teheranit
Autoritetet iraniane kanë emëruar një figurë të njohur për qëndrimet e forta në krye të sigurisë kombëtare, një lëvizje që pasqyron tensionet në rritje në rajon.
13:50 “Trump dështoi të arrinte qëllimet e tij”/ Komanda Supreme Ushtarake iraniane: Do të luftojmë deri në fitoren e plotë
Një zëdhënës i Komandës Supreme Ushtarake të Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane do të vazhdojnë luftën “deri në fitoren e plotë”.
13:39 Pas sulmeve në ‘Parsin Jugor’/ Irani pezullon eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, afati ende i papërcaktuar
Irani ka pezulluar eksportet e gazit natyror drejt Turqisë, pas sulmit izraelit në fushën e gazit ‘Parsin Jugor’ më 18 mars.
13:10 Deklaratat e Trump për luftën, akuza pas luhatjeve në bursa: Dikush po përfiton
Tregjet e aksioneve dhe kontratat e së ardhmes për naftën pësuan papritur rritje disa minuta para se Presidenti Donald Trump të bënte njoftimin mbi Iranin të hënën në mëngjes.
13:10 Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
Sulmet ajrore izraelite dhe goditjet me dronë kanë shënjestruar disa qytete në Libanin jugor dhe në Luginën Bekaa gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe disa të plagosur.
10:25 “NATO mbështet Emiratet”/ Rutte telefonatë me presidentin Mohamed bin Zayed: Dënojmë sulmet iraniane
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua përshkallëzimi i situatës në rajon dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare.
08:54 Sulm me bomba thërrmuese në Tel Aviv, 6 të plagosur/ Izraeli kundërpërgjigjet me goditje në Iran
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me raketa iraniane mbi Tel Aviv, raportojnë mediat izraelite duke cituar shërbimet emergjente.
08:36 Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran: Kostoja që po paguajnë të pafajshmit
Raportimet e fundit tregojnë pasojat dramatike të sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi qytetet iraniane, ku qytetarë të shumtë po paguajnë një çmim të lartë.
08:15 “Është vetëm çështje kohe”/ Arabia Saudite dhe Emiratet drejt përfshirjes në konflikt me Iranin?
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë gjithnjë e më pranë përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin kundër Iranit, pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.
07:39 Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin/ Nafta ‘kapërcen’ sërish mbi 100 dollarë
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare.
07:17 Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për furnizimet globale me energji
Gjatë një vizite në Australi, presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën urgjente për arritjen e një paqeje të negociuar që do t’i jepte fund luftës me Iranin, duke u shprehur se është “thellësisht e shqetësuar” për konfliktin në vazhdim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME