Rafting dhe eksplorim, energjia e aventurave në Osum

Ndërsa koha ngrohet, Kanionet e Osumit në Berat tërheqin aventurierët e sporteve ujore.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga energjia e aventurave në Osum.

Tashmë niveli i ujit në lumë është i duhuri për rafting ndaj dhe sportistë e dashamirës të sporteve ujore shfrytëzojnë javët e pranverës për të eksploruar kanionet.

Rafting është kthyer tashmë një nga guidat më të preferuara për të gjitha grupmoshat.

Me gjatësi prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj që arrijnë deri në 120 metra, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë veprash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Kanionet ofrojnë një përvojë unike, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar magjinë e kësaj zone.

Gjatësia e Osumit është 161 kilometra, por pjesa me e bukur e tij është padyshim kanioni që ndodhet në rrethin e Skraparit. Kanioni i Osumit është më i gjati dhe ka lartësinë mesatare më të madhe në vend. Në fundin e tij, në Vaun e Grepckes, Osumi krijon një deltë që shfrytëzohet nga banorët zonës përreth për të pushuar dhe bërë plazh gjatë stinës së verës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME