Radio Televizioni i Kosovës në krizë financiare, qeveria miraton në parim kërkesën për kredi

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi në vlerë prej mbi 2.5 milionë euro.

Transmetuesi i vetëm publik i Kosovës po përballet me krizë financiare, për shkak të mosalokimit të pjesës së dytë të buxhetit të tij vjetor.

Më herët gjatë së premtes, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, njoftoi se është arritur një modalitet ligjor që mundëson ndihmën financiare për transmetuesin deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kërkesën për kredi RTK-ja e kishte dorëzuar në Ministri të Financave.

Punëtorët e RTK-së kanë protestuar ditë më parë, duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar, pasi më shumë se 700 punonjës të transmetuesit publik ende nuk kanë marrë pagat e muajit korrik.

Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove.

Kriza financiare u shkaktua për shkak se transmetuesi nuk mund të marrë pjesën e dytë të buxhetit pa konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë pas zgjedhjeve të shkurtit. Kjo pasi, paratë RTK-së i jepen nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Më herët, organizata vendore dhe ndërkombëtare që merren me të drejtat e gazetarëve, por edhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për krizën

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

San Siro i ri, detaje të reja: 52 metra i lartë dhe çati që ul zhurmën…

E ardhmja e futbollit të Milanit varet nga një...

Iu vendosi ultimatum, Fatmir Mediu nxjerr “zbuluar” Sali Berishën: Më tha shko në protestën e UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në...

Rekordi i çmendur i gjyqtarit Turpin: 101 penallti të akorduara në Ligue 1!

Clément Turpin, gjyqtari i ndeshjes midis PSG dhe Strasbourg,...