Qeveria forcon masat e sigurisë për drejtuesit e GJKKO, SPAK dhe BKH

Qeveria ka ndryshuar vendimin ekzistues që përcakton mbrojtjen personale për kryetarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas vendimit të ri, këta zyrtarë do të shoqërohen me truproje të nivelit bazë dhe të mesëm gjatë gjithë kohës së mandatit dhe për një periudhë shtesë 2 vjet pas përfundimit të mandatit për kryetarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorin e BKH dhe 3 vjet për drejtuesin e SPAK.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndryshim në vendimin nr. 478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

“Në Pikën 3 të vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij.

Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij”, thuhet në vendim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

“Photo of the day” nga protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Tirana jehoi sot kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të...

Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte

Vetëm pak kilometra larg Gramshit, ujëvara e Sotirës është...

Durrësi mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025, Gonxhja: Shqipëria destinacion i sportit europian

Shqipëria po mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025 në...