Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikt për motive të dobëta, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Është shpallur në kërkim 26-vjeçari në bajram Curr i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri.
Ky shtetas, më datë 10.04.2026, rreth orës 23:00, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve S. M. dhe S. D., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili mori ndihmë mjekësore dhe u largua për në banesë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E papranueshme të vazhdohet kështu”, Hita takim me drejtuesit e Shkodrës dhe Lezhës: Luftoni drogën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Negociatat në Pakistan, Reuters: SHBA-të ranë dakord të lirojnë asetet e ngrira të Teheranit

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet...

Aulona Bylykbashi: Shqipëria po avancon në integrimin europian, çdo pretendim tjetër është i pavërtetë

Gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës...