Pse shkëndijat emocionale po vrasin njerëz?

Nga Kristi Gongo 

Të lexosh thuajse çdo ditë lajme të rënda, vrasje brenda familjes, dhunë gjatë punës, përplasje fatale mes adoleshentëve, kupton se nuk janë thjesht episode të izoluara. Në çdo lagje e njohim dikë a më shumë që piketohen prej sjelljes jo të hijshme.

Por tashmë po del në sipërfaqe edhe boshllëku emocional i atyre që kanë harruar fjalët magjike e një takimi të rastësishëm me komshiun, atyre që buza nuk ju qesh kollaj kur bën shaka në punë, atyre që nuk përgëzojnë kur shohin punën e mirë të kolegut, por fjalën e keqe e nxjerrin pa u menduar dy herë…

Në këtë vend që rreshtohen për të mësuar ç’u tha për njërin e për tjetrin, ndonëse nuk ka një moment reflektimi mbi dëmin që i bëjmë vetes, të dashurve tanë apo komunitetit ku jetojmë.

Po shquaj simptomat e një sëmundjeje më të thellë shoqërore. Një kombinim i mungesës së komunikimit, presionit ekonomik, boshllëkut emocional dhe mungesës së besimit tek institucionet ka krijuar një terren ku konfliktet shpërthejnë me forcë shkatërruese.

Në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dialog, përdoret dhuna si rruga që do jap fitoren. Këto ngjarje nuk lindin nga hiçi, ato ushqehen nga një mjedis ku tensioni mbartet gjatë, ku modelet pozitive po i mbysim dhe ku zemërimi gjen më shpejt vend se mirëkuptimi.

Mendoj se këto lajme janë tregues shqetësues i një shoqërie që po humbet aftësinë për të menaxhuar ndjesitë, që nuk di të kundërshtojë në mënyrë paqësore. Ky boshllëk i madh kulturor dhe edukativ i mbjell që nga shkolla, familja apo teknologjia, po çon në një dështim të pasjes njerëz me empati.

Si edhe institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe ndëshkimin shpesh reagojnë vetëm pasi ngjarja ka ndodhur. Mungesa e ndjekjes së rasteve të dhunës së raportuar, mosfunksionimi i mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve dhe viktimave, si dhe besimi i ulët i qytetarëve tek drejtësia krijojnë një rreth vicioz ku abuzuesit nuk frikësohen nga pasojat.

Në këtë mjedis të kombinuar stresi, mungese komunikimi dhe dobësie institucionale, mjafton një shkëndijë e vogël për të shpërthyer tragjedinë.Këto ngjarje nuk janë thjesht “lajme të KËQIJA”, por janë pasqyra e një shoqërie që ka nevojë urgjente të rikthejë besimin, dialogun dhe respektin mes njerëzve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...