Protesta para News24, kreu i AGSH Myzyraj denoncon zaptimin pa vendim gjyqësor: Fajtorët kanë emër! Kjo është betejë për lirinë e medias, do të rezistojmë

Prej mëngjesit të së shtunës, më 9 gusht, godina e News24 është zaptuar nga Policia e Shtetit pa vendim gjyqësor, pa përmbarues dhe pa njoftim paraprak. Në shenjë solidariteti me 230 gazetarët, stafin teknik dhe punonjësit e Focus Media News dhe Panorama Group, që prej 3 ditësh nuk lejohen të hyjnë në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka nisur protestën para godinës së televizionit.

Në protestë marrin pjesë gazetarë, politikanë, personazhe publike dhe aktivistë, duke shprehur mbështetjen e tyre për median dhe lirinë e shtypit.

Kreu i AGSH, gazetari Isa Myzyraj, në fjalën e tij theksoi se: “Këto janë ditë të vështira për komunitetin e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Shqipëri. News24 është një prej kanaleve më të mëdha informative, dhe pengimi i punës së saj është një goditje për të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Nuk është media e parë që përballet me këtë situatë, por duhet të jemi të bashkuar dhe të rezistojmë maksimalisht.”

Myzyraj shtoi se: “Ne i bëjmë thirrje policisë, ministrisë së mbrojtjes, IKMT-së dhe çdo institucioni të ndalojë çdo veprim që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për televizionin. Kemi hasur në bllokadë institucionale dhe ligjore për dokumentacionin që lidhet me këtë zaptim. Qeveria është fajtore, sepse po legjitimon këtë akt duke sjellë policë dhe ushtarë brenda një televizioni.”

Ai u shpreh se fajtorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kërkoi përgjigje konkrete nga Këshilli i Ministrave dhe kryeministria, duke theksuar:
“Na duhen dokumente dhe jo deklarata në Facebook. Sot jemi këtu për të solidarizuar me kolegët tanë dhe për të treguar se ata nuk janë vetëm. Kjo është një betejë për lirinë e medias, për të cilën duhet të rezistojmë.”

Isa Myzyraj përfundoi duke kujtuar goditjet e mëparshme ndaj mediave:
“Dje u mbyllën Agon Channel dhe Ora News, sot është radha e News24. Kush e mendonte se televizioni më i madh informativ në vend do të përballej me policë dhe ushtarë?”

Protesta vazhdon, ndërsa gazetarët dhe shoqëria civile kërkojnë një zgjidhje ligjore dhe respekt për lirinë e medias në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...