Protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Ka dimension kombëtar, do të organizohet edhe në Shkup

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, reagoi në prag të protestës së nesërme në Tiranë, që ka në qendër mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykimin nga Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë.

Në një intervistë në medie ai e cilësoi protestën si një akt të rëndësishëm për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe që, sipas tij, po i bëhet UÇK-së.

I pyetur nëse një protestë e ngjashme do të organizohet edhe në Shkup, Ahmeti u shpreh se kjo është vetëm çështje kohe. “Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet”, deklaroi ai.

Ahmeti theksoi se protesta nuk përfaqëson një grupim politik, por ka një karakter gjithëkombëtar, duke bashkuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ndjenjë solidariteti me ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK. Nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion, por protestë që na bashkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të ngritur zërin kundër kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet ushtrisë sonë. Të gjitha aktivitetet për nesër janë të ngrira, sepse kjo protestë ka dimension kombëtar, me mesazhe të qarta për tribunalin se UÇK nuk është ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare”, u shpreh Ahmeti.

Ai akuzoi prokurorinë se ka devijuar çështjen drejt akuzave të pabazuara, duke folur për dëshmi të fabrikuara.

“Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë interesaxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë. Prokurorët devijuan lëndën nga “shtëpia e verdhë” në lëndë të sajuara nga njerëz me qëllime të këqija, por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë”, theksoi ai.

Protesta në Tiranë pritet të shërbejë si një thirrje publike për drejtësi, duke mbledhur qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare në mbështetje të ish-luftëtarëve

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunoi një punonjës të policisë, pezullim i gjatë për portierin e Tërbunit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një...

Donnarumma: Italia shkon në Botëror, titullin këtë vit e fiton Milani

Kapiteni i Italisë dhe portieri i Manchester City-t, Gianluigi...

Përvoja shqiptare e mbrojtjes biologjike të gështenjës, në Forumin Botëror të Ushqimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe...

Balluku në Bruksel: Bashkëpunimi ndërkombëtar, me rëndësi për sigurinë kibernetike

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...