Protesta masive në Nepal: të paktën 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur

Qeveria e Nepalit ka hequr ndalimin e rrjeteve sociale, i vendosur vetëm pak ditë më parë, pasi protestat masive që shpërthyen në gjithë vendin u shoqëruan me dhunë dhe viktima. Të paktën 19 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe për shkak të përplasjeve me policinë.

Shkaku i protestave

Në javët e fundit, në rrjetet sociale ishte përhapur një fushatë me hashtagun “nepo kid”, e cila denonconte jetën luksoze të fëmijëve të politikanëve dhe ngrinte akuza për korrupsion. Ky trend nxiti zemërim të madh, veçanërisht tek të rinjtë.

Kur qeveria vendosi të ndalonte 26 platforma, përfshirë Facebook dhe YouTube, mijëra të rinj dolën në rrugë dhe marshuan drejt parlamentit në kryeqytetin Katmandu. Shumë distrikte mbeten nën orë policore.

Përplasjet me policinë

Protestuesit mbanin pankarta me slogane si “Mjaft më!” dhe “Fund korrupsionit!”. Disa prej tyre sulmuan me gurë shtëpinë e kryeministrit KP Sharma Oli në qytetin e tij të lindjes, Damak.

Policia reagoi duke përdorur topa uji, shkopinj gome dhe plumba gome për të shpërndarë turmat, duke shtuar numrin e të plagosurve.

Reagimi i qeverisë

Pas një mbledhjeje urgjente, një ministër qeveritar njoftoi se ndalimi u hoq për të “adresuar kërkesat e brezit Z”. Qeveria kishte justifikuar më herët bllokimin me nevojën për të luftuar lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimet online.

Megjithatë, për shumë të rinj, ky ishte vetëm shkëndija e fundit. “Fokus i vërtetë nuk është ndalimi, por korrupsioni. Duam ta marrim vendin tonë mbrapsht,” tha për BBC një protestuese, Sabana Budathoki.

Dorëheqje në qeveri

Kryeministri Oli tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” për dhunën dhe viktimat, duke fajësuar për përshkallëzimin “grupe me interesa të fshehta”. Ai premtoi hetim të thelluar, ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe trajtim falas për të plagosurit.

Pas kritikave për përdorimin e forcës ndaj protestuesve, Ministri i Brendshëm Ramesh Lekhak dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...