Fermerët po protestojnë ditën e sotme, pas heqjes së naftës nga lista e masave të mbështetjes në skemën kombëtare.
Sikurse bëhet me dije se Ministri i Financave dhe ai i Bujqësisë, Petrit Malaj dhe Andis Salla, do të presin në zyrë 10 fermerë për të diskutuar nga afër kërkesat dhe shqetësimin e tyre.
Në këtë takim që mbahet në ministrinë e Bujqësisë do të marrin pjesë fermerë nga Shkodra, Fieri, Lushnja, Korça dhe Gjirokastra.

