Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor në Junik votuan persona që nuk janë banorë të komunës. Hetimi fokusohet nëse ka elemente të veprës penale, përfshirë keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, tha se rasti është deleguar te Departamenti i krimeve të rënda për veprime të mëtejme.

Deputeti Daut Haradinaj ka kërkuar publikimin e listës zgjedhore, duke e konsideruar situatën si një “skemë të dominimit numerik”.

Në rundin e parë votuan 2.490 nga 4.846 persona të regjistruar. Pa numëruar votat me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, diferenca mes dy kandidatëve që do të përballen në balotazh është e vogël: Ruzhdi Shehu (LDK) ka 180 vota më shumë se Agron Kuçi (AAK).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...