Prezantim dinjitoz i stendës shqiptare në panairin Expo Food në Athinë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga vizitoi sot stendat shqitpare në ditën e dytë të panarit Expo Food Greece 2026 në Athinë.

Ambasadorja përgëzoi përfaqësuesit e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për organizimin dhe prezantimin dinjitoz të stendës shqiptare, ku po promovohen produkte tradicionale dhe cilësore shqiptare si kafe, verë, turshi dhe komposto, vaj ulliri, lëngje frutash bio si dhe bimë medicinale.

Gjatë vizitës, Hajdaraga u takua me gjashtë kompanitë shqiptare pjesëmarrëse dhe i përgëzoi për punën dhe përkushtimin në prodhimin e produkteve shqiptare me standarde të larta cilësie.

Ambasadorja i inkurajoi që të vazhdojnë të promovojnë dhe të zhvillojnë produktet shqiptare, duke konkurruar me sukses në tregjet ndërkombëtare, në të njëjtin nivel me kompanitë evropiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...