Elbasani dhe Skënderbeu do të rikthehen në fushë më 28 mars. Miqësorja e programuar të shtunën mes tyre do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky takim do nisë në orën 14:00.
Të dyja ekipet janë pretendentë për të fituar trofe në këtë sezon. Elbasani është në garë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Skënderbeu në anën tjetër mban vendin e parë në Kategorinë e Parë. Kështu synon që ta mbyllë si kampion i atij niveli, për t’u rikthyer në elitë.
Kjo miqësore do u shërbejë ekipeve në prag të fazës finale. Për kampionatin e rregullt në Abissnet Superiore kanë mbetur edhe 7 javë, ndërsa në Kategorinë e Parë edhe pesë javë

