Presidenti FSHF Armando Duka: Zëri dhe fisnikëria e Ismet Bellovës do të jetojnë gjatë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të komentatorit të njohur sportiv të Radio Tiranës, Ismet Bellova.

Në një reagim, Duka e vlerëson Bellovën si “zërin unik të futbollit shqiptar”, i cili ka komentuar në periudha të vështira dhe historike të sportit në vend, duke shoqëruar me profesionalizëm breza të tërë sportdashësish.

Ai thekson se Bellova ishte një mjeshtër i fjalës dhe një profesionist i rrallë, i respektuar gjerësisht për kontributin dhe gjurmën që la pas.

“Komentatori i shquar i Radio Tiranës, zëri unik i futbollit shqiptar, që ka komentuar në ditë të vështira e historike të sportit shqiptar, mjeshtër i fjalës dhe profesionist i rrallë, që me zërin e tij shoqëroi breza të tërë, profesor dhe mik i mirë, i respektuar nga i madh e i vogël për gjurmën që la, ndërroi jetë pasi jetoi gjithmonë si një njeri shumë i dashur”, shkruan Duka.

“Prehu në paqe Ismet Bellova. Zëri yt i paharruar dhe fisnikëria jote do të jetojnë gjatë në zemrat e atyre që u rritën duke të dëgjuar. Do të të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mall”, shprehet Duka në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...