Pas emërimit të Kryeministrit me dekretin e datës 12 shtator 2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, dekretoi sot përbërjen e Qeverisë së Re, duke i përcjellë dekretet Kuvendit për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë do të përmbyllet në ditët në vijim, pas miratimit të programit qeverisës nga Kuvendi, me ceremoninë e betimit të Kryeministrit dhe ministrave që do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave, duke përfshirë:
- Emërimin e Këshillit të Ministrave;
- Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Zonjën Albana KoçiuMinistër i Punëve të Brendshme;
- Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Zotin Petrit MalajMinistër i Financave;
- Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
- Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
- Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
- Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
- Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
- Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
- Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
- Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
- Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
- Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.