Presidenti Begaj jep dekretin për Ramën dhe “ministren virtuale” Diella, opozita shpërthen: “Antikushtetuese”

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt, që prej vitit 2013. Ceremonia u zhvillua në Presidencë, ku kreu i shtetit i dorëzoi Ramës dekretin për mandatin e ri qeverisës.

Në dokumentin e nënshkruar nga Begaj, krahas emërimit të Ramës, është përfshirë edhe një nen shtesë që lidhet me krijimin e Ministrisë së Inteligjencës Artificiale. Sipas dekretit, “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella’”.

Ky vendim ka sjellë reagime të menjëhershme nga opozita. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e cilësoi dekretin “qesharak dhe tërësisht antikushtetues”. Ai argumentoi se akti bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës, duke theksuar se ministri duhet të jetë një shtetas shqiptar, mbi 18 vjeç dhe i aftë mendërisht.

“Cilat nga këto kritere i plotëson ministrja ‘Diella’?”, shkroi Bardhi në një reagim publik, duke e quajtur këtë nismë “karagjozllëk të kryeministrit”. Sipas tij, “ushtari Bajrami” po tenton ta shndërrojë republikën në “palaçollëk, ashtu siç është vetë ai”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...