Premtim i mbajtur: përfundon asfaltimi në rrugën Lunik–Prevallë

Në Njësinë Administrative Lunik, vijojnë me ritme të shpejta punimet për rikonstruksionin e aksit rrugor Lunik–Prevallë, një segment jetik për lëvizjen e banorëve dhe transportin e produkteve bujqësore drejt tregjeve.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, së bashku me deputetin e PS-së, Olsi Komici, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, duke u ndalur në fazën më të rëndësishme të projektit – përfundimin e shtresave asfaltike.

Ky investim, i financuar nga fondet e bashkisë, përfshin sistemimin e terrenit, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe asfaltimin e rrugës sipas standardeve bashkëkohore. Projekti pritet të sjellë lehtësim të lëvizjes, shkurtim të distancave dhe përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës për komunitetin e zonës.

Kjo është një rrugë që u shërben dhjetëra familjeve dhe që forcon lidhjen mes fshatrave të thellë dhe qytetit. Është një premtim i mbajtur, që i jep frymë të re zhvillimit të zonës,” u shpreh kryebashkiaku Disha gjatë inspektimit.

Edhe deputeti Komici vlerësoi rëndësinë e këtij investimi, duke theksuar se infrastruktura mbetet një prioritet për qeverinë dhe pushtetin vendor në funksion të qytetarëve. Ky aks konsiderohet një ndër rrugët me impakt më të madh për zhvillimin e bujqësisë dhe për afrimin e komunitetit rural me qendrat urbane.

albaniaexpress

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...