Forcat amerikane qëllojnë katër anije të dyshuara për drogë, 14 të vdekur në Paqësorin Lindor

Forcat amerikane kanë vrarë 14 persona gjatë sulmeve ndaj katër anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Sipas tij, një person ka mbijetuar dhe është shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Hegseth tha se sulmet, të cilat ndodhën të hënën në Paqësorin lindor me urdhër të Presidentit Donald Trump, përfaqësojnë një përshkallëzim të fushatës amerikane kundër trafikantëve të drogës.

Ky është incidenti më i fundit në një seri operacionesh ushtarake që SHBA-ja pretendon se synojnë rrjete të trafikut të drogës që veprojnë si në Paqësor, ashtu edhe në Karaibe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME