Policia Rrugore: Goma dimërore dhe zinxhirë, kusht i domosdoshëm për qarkullim të sigurt në akset malore

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e sigurisë në akset problematike, për shkak të motit të keq të shoqëruar me reshje dëbore dhe shiu. Gjatë pasdites së sotme, Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, ka inspektuar nga afër shërbimet policore të angazhuara në Rrugën e Arbërit, një nga akset më të frekuentuara dhe më të ndjeshme gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë inspektimit, Drejtuesi Vatoci ka përcjellë një apel të fortë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në zonat malore ku ka prezencë dëbore, duke theksuar domosdoshmërinë e përdorimit të gomave dimërore dhe pajisjeve antirrëshqitëse (zinxhirë). Ai paralajmëroi se Policia Rrugore ka marrë urdhër të prerë për të ndëshkuar çdo drejtues automjeti që nuk respekton rregullat e qarkullimit në këto kushte.

“Zbatimi me rigorozitet i rregullave të qarkullimit është thelbësor për sigurinë e jetës. Për çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin 112 dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë në terren”, – u shpreh Vatoci.

Ndërkohë, Policia Rrugore po bashkëpunon ngushtë me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të akseve dhe hedhjen e kripës për të shmangur ngricat dhe bllokimet.

Si pasojë e situatës së krijuar nga moti i keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë 100% në detyrë, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, të cilat vijojnë punën për të ndihmuar qytetarët dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në rrugë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Me sallën e re, “Onufri” bëhet qendër e artit dhe komunitetit në Elbasan

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën...

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...