Policia nën hijen e politikës: kur kontrollorët e rendit bëhen shoferë të krimit

Nga Xhensil Shkëmbi

Fjala e urtë popullore që po qarkullon në këto momente “Policët e mirë i kanë syrgjynosur nëpër salla operative ose akademi me justifikimin se s’kanë çertifikatë sigurie, e ndërkohë ata me çertifikatë sigurie tepër sekrete të klasit C janë shoferë, shoqërues, informatorë e bashkëpunëtorë të grupeve kriminale”

Ndërhyrja e politikës tek policia e shtetit, policë që shesin mall në qytet dhe bëjnë sikur nuk shohin ata që i shesin, agjentë që mbajnë krahun e njërit dhe ata që përdoren për të kërcënuar median duhet të zhduken njëherë e më parë nga policia. Besimi po humbet. E mbështet punën e Ilir Prodes, pasi e njoh dëshirën e tij për të mbajtur larg politikën nga policia, por sot kjo strukturë ka nevojë për riorganizim në gjithë Republikën e Shqipërisë.

E kuptoni çdo të thotë që një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të jetë shofer dhe shok i ngushtë me botën e krimit? E dini sa raste të tjera të tilla ka? Ehaaaa. Sot ministrja e brendshme duhet të shkarkonte gjithë linjën e AMP dhe ata që kanë punësuar persona të tillë në atë strukturë. Ore, mendoni ju se ka fuqi një polic te mbaje një makinë të tillë për kontroll? Shefin e tij? Eprorin? Mirë o xhaxhi mirë. Mirë o bir mirë…

PS; Po mendoja, imagjino të kishe probleme me atë grupin. Lajmëroje policinë, nuk kishte ç’u bënte polici i thjeshtë se ata ta heqin kokën. E ti shkon në AMP të ankohesh e papritur kupton qe AMP punon si zyrë shoferash për ta. Shqipëri o.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME