“Po çelim negociatat me shpejtësi”, Rama: Kroacisë ju deshën 7 vite, Shqipërisë i duhet më pak se një vit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se si askush tjetër më herët, Shqipëria po i çel kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është para ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Shqipëria, Horizont i Ri” në BE, Rama tha se ky është një kombinim i meritës së qeverisë dhe asaj çfarë ka bërë Putin, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Rama tha se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është intensifikuar për shkak të luftës që ka tronditur Europën.

“Kemi ecur në proces me një shpejtësi që kurrë nuk është parë më parë, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE përkundrejt zgjerimit për shkak të luftës në Ukrainë që ka tronditur fort Europën dhe u ka përçuar udhëheqësve europianë mesazhin që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes të BE. Falë asaj që kemi bërë dhe asaj që ka bërë Putini jemi në një proces tejet të intensifikuar të integrimit. Shpresëplotë që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërsa plani është përfundimi i pjesës teknike në fund të 2027”, tha Rama.

Më tej, Rama tha se teksa Kroacisë iu deshën 7 vite për pjesën teknike të negociatave,  teksa vendi ynë po kursen kohë për këtë procedurë falë Inteligjencës Artificiale.

“Vendet që kanë hyrë në bisedimet e anëtarësimit u është dashur të rekrutojnë një ushtri, përkthyesish, njerëzish që do të hartonin draftet që do bënin vlerësimin e ndikimit e kështu me radhë. Kroacia një shembull shumë i bukur i mënyrës së si shkon integrimi, në mënyrën e plotë u deshën 7 vjet veç për pjesën teknike, më shumë se 4 mijë e ca akte ligjore të BE-së në legjislacionin kroat. Ndërkohë ne po e përfundojmë, e kemi nisur një vit më parë dhe e di, na duhet më pak se një vit tjetër që ta finalizojmë”, tha Rama.

Më tej, Rama bëri një krahasim me fqinjët tanë, duke u shprehur se kemi parakaluar Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në këtë drejtim, duke shënuar një ecuri pozitive në vitet e fundit.

Më parë ishte Maqedonia, tani nuk është kurrkund në hartë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si ‘kush e di’. Jemi më përpara. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, por edhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon shkarkimin e Peleshit në Këshillin e Legjislacionit, Gjiknuri: Rrëzojmë pretendimet e opozitës

Nën  drejtimin e Aulona Bylykbashit, në cilësinë e kryesueses...

Analiza/ “Kartoni i verdhë për shqiponjën, Armando Duka duhet të vejë në vend dinjitetin e Shqipërisë

Nga Ergys Mërtiri Armando Duka duhet të nisë urgjentisht një...

PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik...

Muharrem Dosti: Humbja ndaj Vllaznisë nuk është fundi, por një mësim i çmuar për Elbasanin

Ish-trajneri dhe portieri i njohur i Elbasanit, Muharrem Dosti,...