“Photo of the day” nga protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Tirana jehoi sot kuqezi në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë.

Me moton “Liria ka emër” kjo protestë bashkoi në sheshin “Skënderbej” qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora të cilët kërkuan lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e veçantë nga kjo protestë, atë të një vajze të vogël të veshur me uniformën ushtarake të UÇK-së, të cilën e cilësoi “Foton e Ditës”.

“Photo of the day”, shkruan krahas imazhit që përfaqëson gjeneratën e re të Kosovës, lindur e rritur në liri falë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve.

Sheshi “Skënderbej” u vesh sot me flamujt kombëtarë të Shqipërisë e Kosovës dhe me simbole të UÇK-së, në një protestë jopolitike në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Me moton “Liria ka emër” kjo protestë bashkoi në sheshin “Skënderbej”, veç veteranëve të UÇK-së edhe studentë, politikanë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, personalitete nga fusha të ndryshme dhe qytetarë që shprehin mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e sotme u organizua në Tiranë nga veteranët e UÇK-së, dhe është protesta e tretë e organizuar gjatë këtij viti në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e parë u organizua në Prishtinë në 7 gusht dhe e dyta në Hagë në 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave në Shkup dhe qytete të tjera në të gjitha trojet etnike.

Prej 3 prillit të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Një epokë e re për Policinë e Shtetit: nis Masteri i parë shkencor në Akademinë e Sigurisë

Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria...

Lluka Prifti – Brumeli i volejbollit – Zëri i rrjetës, shpirti i qytetit

Kujtime, mall, lot shpirti për kohën që ishte ndër...

Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte

Vetëm pak kilometra larg Gramshit, ujëvara e Sotirës është...