Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pranë qytetit Bilaspur, në Indi, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, duke shkaktuar të paktën 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas autoriteteve indiane, treni i pasagjerëve goditi nga pas trenin e mallrave, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta. Mes të vdekurve ndodhet edhe drejtuesi i trenit, ndërsa bashkëdrejtuesja është në gjendje kritike për jetën.
Indian Railways ka nisur menjëherë një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa ka premtuar kompensime financiare për familjet e viktimave dhe ndihmë për të plagosurit. Zyrtarët lokalë dhe qendrorë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi që ka tronditur vendin.

