Fshati piktoresk i Linit është tashmë pjesë e zonës shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi është shpallur zyrtarisht “Ansambël Arkitektonik Urban”.
Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, i cili shoqëroi njoftimin me një video nga fshati, duke shkruar:
“Mirëmëngjes, dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë.”
Ky status vulos një tjetër arritje për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa Lini tashmë zyrtarisht rreshtohet përkrah vendeve më të bukura me vlera historike në rajon.

