Përfundon karriera e një prej zërave më të njohur të diplomacisë amerikane në Shqipëri

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është larguar zyrtarisht nga shërbimi diplomatik pas më shumë se dy dekadash karriere. Në ceremoninë e zhvilluar në SHBA morën pjesë familjarë, miq dhe kolegë të saj ndër vite, mes tyre ish-ambasadori Aleksander Arvizu, ambasadori shqiptar në Uashington Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare.

Kim shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2019-2023, një periudhë ku u dallua për mbështetjen e reformave demokratike dhe forcimin e sundimit të ligjit. Karriera e saj përfshiu poste në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe Shqipëri.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe angazhimin ndaj vlerave demokratike, Yuri Kim mbetet një nga figurat më të zëshme të diplomacisë amerikane në Shqipëri, duke lënë pas një trashëgimi bashkëpunimi dhe respekti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME