Përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut për ‘shpërdorim detyre’

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen kundër ish-Presidentit të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda, dhe zv/Presidentes për abuzime me fondet e Urdhrit.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës konkluduan se Nikoll Deda, kur ishte President i Urdhrit të Stomatologëve, duke shfrytëzuar postin, ka tjetërsuar fonde të Urdhrit të Stomatologut duke blerë bileta si dhe ka bërë pagesa fiktive për familjarë të tij dhe persona të tjerë të afërt. Po ashtu ai punësoi familjarë të tij pranë institucionit që drejtonte me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga ana tjetër zv.presidentja akuzohet se ka shkelur ligjin duke marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024 të Urdhrit të Stomatologut, duke mos pasur asnjë atribut. Ndaj të dyve prokuroria ka ngritur akuza për tre vepra penale ato të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rasti Fatos Nano, kur etika e raportimit humbet para “skupit”

  Nga Shpëtim Luku ​Rasti klasik i gazetarisë, që shpesh citohet...

Gonxhja: Së shpejti nis programi i rijetësimit të 100 kullave historike në 14 bashki

60 vjet më parë u themelua Instituti i Monumenteve...

Mbi 654 mijë pasagjerë udhëtuan përmes portit të Durrësit në 9 muaj

Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të fluksit të...

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë merr vendimin për 3.4 milionë eurot e konfiskuara

Gjykata e Lartë kalon përfundimisht në llogari të shëtit...