Policia e Shtetit informoi sot se shtetasi Kujtim Cakrani, 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në qytetin e Vlorës një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Sipas Policisë konflikti nisi rreth orës 13:30, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do të furnizonte automjetin.
Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin Kujtim Cakrani ,avokat i ish Presidentit Ilir Meta, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

