Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e përbërjes dhe të detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit.
Ky komitet kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe ka në përbërje disa anëtarë si Komandanti i Forcës Ajrore; Komandantin e Forcës Detare; Komandantin e Forcës Tokësore; Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit; Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore; Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil; Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin; Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil; Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare;
Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit; Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar etj.
Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit kryen këto detyra: planifikon dhe zhvillon politika kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit; harton politika dhe strategji në fushën e kërkim-shpëtimit; rishikon politikat dhe strategjitë në fushën e kërkim-shpëtimit; bashkëpunon me autoritetet dhe organizatat civile apo ushtarake për zhvillimin me efektivitet të politikave e të strategjive të shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR); monitoron zbatimin e politikave e të strategjive, me qëllim rritjen e efektivitetit të përgjithshëm dhe efikasitetin e shërbimeve SAR; promovon politikat dhe programet e sigurisë për të ndihmuar qytetarët të shmangin ose të përballen me situatat në rastet e aksidenteve ajrore e detare.
Gjithashtu, ky komitet zhvillon kërkimet për planet, politikat, manualet, kërkesat dhe standardet e kërkim-shpëtimit; orienton politika për trajnimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit; Bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.
Me qëllim përmbushjen e detyrave kryetari i Komitetit cakton mbledhjet e rregullta periodike, jo më pak se dy herë në vit dhe të jashtëzakonshme, sipas rastit në ngjarje madhore, në rast operacionesh masive për aksidentet ajrore e detare.
Me miratimin e anëtarëve të Komitetit, sipas nevojës, në mbledhjet e Komitetit ftohen ekspertë të fushës për të dhënë kontributin e tyre në situata të veçanta.
Sekretar teknik i Komitetit, i cili caktohet një përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, kryen këto detyra; siguron organizimin dhe funksionimin efikas të Komitetit;
b) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe të proceseve të lidhura me funksionimin e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit; Siguron përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të agjendës përkatëse për mbledhjen e Komitetit, 5 (pesë) ditë pune përpara takimit; Bashkërendon veprimtarinë midis agjencive dhe institucioneve të përfshira në Komitet; Përditëson situatën dhe siguron informacion të saktë për operacionet e kërkim-shpëtimit; Bën dokumentimin e aktivitetit dhe të takimeve të Komitetit.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.