PD kërkon mocion me debat për integrimin në BE, mazhoranca refuzon

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar organizimin e një mocioni me debat në Kuvend, për të diskutuar prioritetet e qeverisë, me theks të veçantë tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas opozitës, mazhoranca po shmang transparencën dhe nuk pranon të përballet me debat publik mbi punën e saj.

“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion; ajo vendos vetëm datën. Kërkesa jonë është plotësisht në përputhje me rregulloren dhe fokusohet te aspirata e Shqipërisë për në Bashkimin Europian”, tha Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD.

Ai shtoi se mazhoranca, që më parë akuzonte opozitën për pengimin e debateve, tani vetë refuzon të përballet. “Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo-normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin. Bilanci i vetëm i qeverisë është: ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”, tha Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...