Patatja e Steblevës, drejt tregut kombëtar e ndërkombëtar me markë të vetën

Patatja e Steblevës, e njohur prej vitesh për cilësinë dhe shijen e saj unike, ka nisur një etapë të re zhvillimi. Produkti tashmë po brendohet dhe do të dalë në treg me paketim dhe logo të dedikuar, duke synuar të fitojë vendin e merituar në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky hap shihet si një mundësi e artë për fermerët e zonës, të cilët do ta shohin prodhimin e tyre tradicional të kthehet në një markë të mbrojtur dhe të njohur më gjerë.

Për vite me radhë, patatja e kultivuar në Steblevë është vlerësuar nga konsumatorët për cilësinë e lartë, duke u bërë një ndër produktet bujqësore më përfaqësuese të Librazhdit. Me këtë nismë, jo vetëm që i jepet një identitet i fortë produktit, por gjithashtu rriten shanset për zgjerimin e tregut dhe përmirësimin e kushteve ekonomike të fermerëve vendas.

Projekti zbatohet nga SOEK-In “Qendra Rinore Librazhd”, me mbështetjen e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe Prespa Ohrid Nature Trust – PONT. Synimi është i qartë: të ruhet autenticiteti i produktit tradicional dhe njëkohësisht të fuqizohet komuniteti lokal përmes zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Ky proces i brendimit është një hap drejt modernizimit të bujqësisë në zonë, duke e lidhur traditën me tregun bashkëkohor. Me paketim, logo dhe standardizim, Patatja e Steblevës pritet të kthehet në një ambasadore të vërtetë të prodhimit shqiptar, duke përfaqësuar vlerat, punën dhe pasionin e fermerëve të Librazhdit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME