Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri, Mlladen Milinkoviç është emri i përzgjedhur nga të kuqtë për të marrë drejtimin e skuadrës në këtë sezon.
Trajneri serbo-boshnjak ka qenë prej ditësh në diskutime me klubin e kuq. Ai ishte një nga alternativat kryesore për të marrë drejtimin e skuadrës, duke pasur parasysh eksperiencën në futbollin tonë, ku ka drejtuar Luftëtarin e Kukësin, e sidomos sukseset që ka arritur me Buduçnostin në Malin e Zi ku është shpallur kampion.
Milinkoviç ka mbërritur sot në Tiranë për të takuar drejtuesit e klubit të kuq dhe zyrtarizimi pritet për çështje orësh.

