“Partizani”/ SPAK nuk kundërshton që Rama të dëshmojë, GJKKO vendos në 15 prill

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, avokatët e të pandehurve kërkuan që thirret edhe Rama, pasi pretendojnë se është pikërisht ai që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani, çështje për të cilën nuk është pyetur asnjëherë.

“Partizani”/ SPAK nuk kundërshton që Rama të
Edi Rama, Sali Berisha
TIRANË- SPAK nuk e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së kryedemokratit Sali Berisha për thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar për dosjen “Partizani”. Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, avokatët e të pandehurve kërkuan që thirret edhe Rama, pasi pretendojnë se është pikërisht ai që ka bërë ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani, çështje për të cilën nuk është pyetur asnjëherë.

Prokurorët kanë thënë se në lidhje me këtë çështje e lënë në vlerësim të gjykatës, duke mos e kundërshtuar thirrjen e kryeministrit si dëshmitar në proces. Për marrjen e një vendimi lidhur me kërkesat paraprake të palëve, seanca u shty me datë 15 prill.

Sot në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e paraqitur nga Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja e tij Argita Malltezi për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuritë e tij. Gjatë seancës avokati Klodian Skënderi deklaroi se klienti I tij për shkak të sekuestrimit të pasurive e ka të pamundur një jetesë normale.

Malltezi deklaroi se për këtë arsye nuk ka mundësi të paguajë as avokatet, duke i cenuar të drejtën për një mbrojtje efektive dhe akses në drejtësi, fakte që u kundërshtuan nga SPAK.

Çështja “Partizani”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për “Pastrim Parash”.

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME