Park i ri në Shkodër, investim për fëmijët dhe familjet

Fëmijët e Shkodrës do të kenë së shpejti një hapësirë të re argëtimi me ndërtimin e Parkut Rekreativ “Dua të luaj” në Bërdicë.

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’ia kaluar në pronësi Bashkisë Shkodër territorin e ish-repartit ushtarak, ka nisur procesi i shndërrimit të zonës, e cila për 30 vite ishte kthyer në parkim makinash të braktisura dhe hekurishte.

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, ndërsa investimi realizohet me bashkëpunimin e Bashkisë Shkodër, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Parku, me një sipërfaqe prej tre hektarësh, do të ofrojë kënde lojërash dhe hapësira rekreative për fëmijë, prindër dhe komunitetin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Samiti Europian për Reduktimin e Dëmit nga Duhani: “Koha për politika humane dhe të bazuara në shkencë”

Ekspertë të shëndetit publik, mjekë, prodhues dhe politikëbërës nga...