Pakistani thyen armëpushimin me Afganistanin, shpërthejnë sërish tensionet në kufi

Pakistani ka nisur sulme ajrore në territorin afgan, duke shkelur një armëpushim 2-ditor që kishte hyrë në fuqi pas përleshjeve të përgjakshme në kufirin mes dy vendeve, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 10 persona.

Një zyrtar taleban konfirmoi për mediat se avionët pakistanezë bombarduan tre zona në provincën Paktika, duke e cilësuar veprimin si një “shkelje të hapur të marrëveshjes së armëpushimit”. Ai paralajmëroi se Afganistani do të përgjigjet nëse sulmet vazhdojnë.

Armëpushimi ishte shpallur të mërkurën në mesditë, me afat 48 orë, pas disa ditësh përleshjesh të dhunshme kufitare. Sipas qeverisë talebane, marrëveshja do të mbetej në fuqi “derisa të shkelej nga njëra palë”.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se forcat afgane ishin urdhëruar të mos hapnin zjarr, përveç nëse sulmoheshin nga ushtria pakistaneze. “Negociatat mund të zgjidhin problemet,” theksoi ai, por nuk konfirmoi zhvillimin e ndonjë raundi bisedimesh me Islamabadin.

Ndërkohë, nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Shafqat Ali Khan, deklaroi se ishte ende herët për të folur për zgjatjen e armëpushimit:

“Le të presim që të kalojnë 48 orët dhe të shohim nëse do të respektohet.”

Tensionet në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për strehimin e militantëve që kryejnë sulme përtej kufirit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...

Një epokë e re për Policinë e Shtetit: nis Masteri i parë shkencor në Akademinë e Sigurisë

Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria...

Lluka Prifti – Brumeli i volejbollit – Zëri i rrjetës, shpirti i qytetit

Kujtime, mall, lot shpirti për kohën që ishte ndër...