Pajisja për pagesa elektronike detyrim deri më 30 maj 2026

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Administrata Tatimore informoi tatimpaguesit për detyrimin e pajisjes me pajisje për pagesa elektroni (POS/POI) në çdo pikë shitjeje deri më 30 maj 2026.

Sipas DPT-së, ky detyrim vlen për të gjithë ata që kryejnë shitje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet në sektorë të ndryshëm, përfshirë strukturat akomoduese si bujtinat, hotelet, resortet dhe strukturat e trashëgimisë kulturore, shërbimet në sektorin e transportit, si dhe institucionet publike dhe shoqëritë publike me kapital shtetëror.

Përdorimi i pajisjeve POS/POI synon të ofrojë një shërbim më cilësor dhe më të shpejtë për klientët, duke lehtësuar pagesat dhe rritur transparencën e transaksioneve.

“Kjo masë pritet gjithashtu të mbështesë formalizimin dhe fuqizimin e sektorit turistik, duke kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në vend”, theksoi DPT.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, duke paralajmëruar se mosrespektimi mund të sjellë masa administrative.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga nesër hyn në fuqi Sistemi Europian i Hyrje-Daljes (EES)

TIRANË, 9 prill/Albania Express News/ Qytetarët shqiptarë që udhëtojnë...