Olsi Paja ,Himara në 10 maj 2026 do të kthehet në epiqendër e sportit ndërkombëtar / Zhvillohet Triathlon Sprint dhe zyrtarizohet marrëveshja historike Shqipëri–Itali

NGA FATMIR POPJA

Një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive dhe institucionale të këtij sezoni pritet të zhvillohet në Shqipëri më 10 maj, ku bashkia e Himarës në Qarkun e Vlorës  do të mirëpresë një Triathlon Sprint ndërkombëtar, duke e kthyer qytetin bregdetar në epiqendrën e sportit dhe bashkëpunimit mesdhetar.

Aktiviteti do organizohet nga VLORA TRI Club në bashkëpunim me Federata Shqiptare e Triathlonit, ndërsa pjesëmarrja e ekipit italian Agim Academy ASD APS dhe Leo Constructions SSD i jep këtij eventi përmasa ndërkombëtare dhe një dimension të ri zhvillimi për sportin në rajon.

Marrëveshje historike Shqipëri–Itali

Një ditë përpara garës, më 9 maj, në Himarë do të mbahet një konferencë zyrtare për shtyp, ku pritet të kurorëzohet një moment historik për sportin shqiptar:

nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Federatës Shqiptare të Triathlonit dhe Federata Italiane e Triathlonit.

Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjet sportive mes dy vendeve, të rrisë nivelin e garave dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të rinj në triathlon dhe disiplinat e lidhura si noti, çiklizmi dhe vrapimi.

Pjesëmarrje e lartë institucionale dhe sportive

Në këtë aktivitet madhor do të marrin pjesë figura të rëndësishme nga bota e sportit dhe institucionet, mes tyre:

  • Antonio Tondi, President Rajonal i Puglias (FITri)
  • Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
  • Presidenti i Federatës Shqiptare të Triathlonit
  • Agim Paja, President i Agim Academy ASD APS
  • Olsi Paja, Administrator i Leo Constructions SSD
  • Helios Billa, përgjegjës i triathlonit në Himarë

Një hap i madh për sportin dhe turizmin

Triathlon Sprint i Himarës nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një mundësi e artë për promovimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Siç u shpreh Olsi Paja, ky event përfaqëson “një moment kyç për zhvillimin e sportit, veçanërisht në disiplinat e qëndrueshmërisë dhe në krijimin e urave të reja bashkëpunimi në Mesdhe” duke e kthyer bashkinë e Himarës në Qarkun e Vlorës për 48 orë në epiqendër rajonale të sportit të çiklizmit .

Me këtë organizim, Shqipëria konfirmon ambicien për t’u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm për evente sportive ndërkombëtare, duke i dhënë një shtysë të re zhvillimit të sportit dhe talenteve të rinj në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME