Ogerta Manastirliu: “Përgjegjësi shumë e madhe” për Bashkinë e Tiranës

Ministrja Ogerta Manastirliu komentoi sot propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë, duke e cilësuar si një përgjegjësi të madhe.

“Është përgjegjësi shumë e madhe. Sapo ka mbaruar mbledhja e Asamblesë, do të kemi kohë të flasim. Është besim i madh, përgjegjësi shumë e madhe, do të kemi punë të mëdha përpara,” tha Manastirliu, duke nënvizuar rëndësinë e detyrës që e pret në kryeqytet.

Ky koment vjen në prag të një ndryshimi të rëndësishëm në udhëheqjen e Tiranës, ndërkohë që qeveria dhe Partia Socialiste përgatiten për sfidat e reja në administrimin e kryeqytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME