“Nuk është koha për shqiponja e lepuj”/ Mickoski mban fjalimin pas fitores në zgjedhjet lokale: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin që rrihte gjoksin…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale.

Në fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve lokale, Mickoski tha se këto zgjedhje janë mesazh edhe për Bashkimin Demokratik me në krye Ali Ahmetin.
“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati.

Kjo është ajo ditë, çfarë është më me rëndësi, në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja dhe lepuj dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur, ndërsa hapet çështja për reforma në opozitë.
Unë nuk dua opozitë të dëgjueshme, por më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo , që flet për shqiponja dhe lepuj”, tha Mickoski.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Vajzat Kuqezi drejt Qipros, për të ruajtur statusin në Grupin B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej të dielës pasdite...

Rubio dhe Lavrov diskutime “kokë më kokë”, Trump: Kievi mund ta fitojë ende luftën, por…

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mund të...

Rikthehet Champions League, Chivu synon të ruajë perfeksionin

Pasi arkivoi transfertën e suksesshme ndaj Romës, Interi përgatitet...