“Nuk është hera e parë që ndodh”/ Parashqevi Simaku flet pas thashethemeve: Emri im është përdorur si tabelë qitjeje për vëmendje

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artista shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

Këngëtarja Parashqevi Simaku, ka bërë bërë së fundmi një reagim lidhur me deklarata e bëra kundër saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artista shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

Parashqevia thekson se kjo nuk është hera e parë që flitet për të, pasi edhe në vitet 1985–1988 flitej me mllef dhe zili për çmimet që kishte fituar me shumë punë. Më tej Simaku shton se vazhdon rrugën e saj me dinjitet sdhe të vërtetën në krah.

Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME