Partia Demokratike vijon takimet për gjetjen e kandidatit konsensual që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Grupi negociator i PD-së zhvilloi dje një takim me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani. Ndërkohë, pritet që sot Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti të takojnë kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje mbi kandidatin e përbashkët.



