Alarm në Nju Jork. Rrokaqielli 432 Park, i vendosur në Manhattan, është në rrezik të shembet, shkruan tgcom24.
Struktura 96-katëshe dhe 426 metra e lartë u përfundua në vitin 2016 dhe hapi rrugën për kullat e larta, por tepër të holla të horizontit të ri të Nju Jorkut.
Sipas inxhinierëve dhe dokumenteve të shqyrtuara nga New York Times, qindra çarje dhe copa betoni që mungojnë në fasadën mbajtëse tregojnë probleme më shumë sa pritej nga ndërtesa.
‘’Era dhe uji janë shkaktarët kryesorë’’, thekson Jose Torero, një ekspert i inxhinierisë strukturore në University College London, i cili ka studiuar defektet e ndërtimit në rrokaqiejt në të gjithë botën.
‘’Një ndërtesë dhjetëvjeçare nuk duhet të tregojë këtë nivel përkeqësimi. Gjithçka rreth 432 Park – nga pamja e saj e jashtme deri te lartësia dhe hollësia e saj është shfrytëzuar deri në limit”, shton ai.
Me 125 apartamente të listuara për dhjetëra milionë dollarë, 432 Park ka pasur si banorë yje si Jennifer Lopez, asin e bejsbollit Alex Rodriguez dhe manjatin e shitjeve nga Arabia Saudite Fawaz Alhokair.
Pa një rindërtim të kushtueshëm që kushton qindra milionë dollarë, ndërtesa “Billionaire Row” mund të bëhet e pabanueshme dhe, me kalimin e kohës, të paraqesë rrezik për kalimtarët për shkak të mbeturinave që mund të bien.